Mbi 200 votues deri tani për shkak të kartave të skaduara nuk janë lejuar të votojnë. Kështu ka deklaruar kryetari i KZAZ në Himarë, kur kanë kaluar më shumë se dy orë nga nisja e votimit.
Komisionerët kanë marrë udhëzime që mos të lejohen të votojnë ata me karta identiteti të skaduara. Për shkak të tyre u pezullua për disa minuta votimi në Himarë fshat, por sipas KQZ ka rinisur sërish.
Në këto zgjedhje Ministria e Brendshme nuk ka nxjerrë urdhër për shtyrjen e afatit të kartave të ID, sikurse në zgjedhjet e mëparshme. (A2 Televizion)