15 mijë udhëtarë parashikohet të futen këtë fundjavë në Shqipëri vetëm nga Porti i Durrësit

Nga A2 CNN
3 Gusht 2024, 16:14 | Aktualitet

15 mijë udhëtarë parashikohet të futen këtë

Rreth 15 mijë udhëtarë priten të hyjnë vetëm gjatë kësaj fundjave nëpërmjet Portit të Durrësit. Tragetet janë duke kryer lundrime dyfishe për përballimin e fluksit nga Bari drejt Durrësit dhe anasjelltas. Janë 10 tragete që operojnë brenda ditës me lundrim vajtje-ardhje, ndërsa në dispozicion të udhëtarëve janë 28 sportele të policisë kufitare që kryejnë përpunimin e dokumentacionit

Fluksi i lartë i pasagjerëve drejt Shqipërisë ka bërë që Autoriteti Portual i Durrësit të shtojë linjat e operimit të trageteve dhe njëkohësisht edhe sportelet për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve.

Në mëngjes, Kryeministri Edi Rama ndau të shtunën në rrjetet sociale pamje nga Porti i Durrësit mëngjesin e sotëm. “Numri i pasagjerëve të mbërritur nga Italia vetëm në mëngjes ishte 4 150 dhe 1 350 autovetura”, tha Rama.

Shqipëria në 6 muajt e parë të këtij viti u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj. Shifra shënon një rritje me 34% krahasuar me vitin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos