Zjarr në Drenovë, digjet stalla, rrezikohen disa banesa

Nga A2 CNN
3 Gusht 2024, 17:33 | Aktualitet

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e së shtunës në zonën e Drenovës në Korçë.

Si pasojë e flakëve që u përhapën me shpejtësi në zonën me kullotë, disa stalla u dogjën, teksa u rrezikuan dhe disa banesa pranë.

Ka qenë reagimi i menjëhershëm i shërbimit zjarrfikës Korçë që ka bërë të mundur izolimin e flakëve të zjarrit.

Janë dy mjete zjarrfikëse dhe 15 punonjës të këtij shërbimi që po punojnë për fikjen e flakëve.

Zjarri mendohet të ketë nisur në mënyrë aksidentale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos