Mblodhi ajkën e artistëve, flet regjisori i filmit “Vdekja le të presë”

Nga A2 CNN
13 Prill 2026, 11:23 | Aktualitet

Regjisori i filmit “Vdekja le të presë”, Edmond Topi, ka folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, duke ndarë përvojën e tij gjatë punës me kastin e mirënjohur të aktorëve dhe atmosferën pozitive të krijuar në sheshxhirim. Duke vlerësuar bashkëpunimin me aktorët, Topi u shpreh: “Ishte shumë interesante sinergjia, atmosfera, kimia në grup, ishte e jashtëzakonshme, shumë e veçantë. Kurrë nuk kisha përjetuar këtë kimi, këtë atmosferë që ma dhanë këta njerëzit, që kisha punuar për shumë vite, por malli për skenën, malli për kamerën, i kishte bërë më të gjerë, më të orientuar, me dashuri të madhe. Pasi mbarova filmin e parë, bëra gabimin e pafalshëm dhe u tregova aktorëve që është shkruar edhe pjesa e dytë. Ata kanë bërë një presion të jashtëzakonshëm mbi mua, dhe u angazhuan vet të gjenin fonde. Takonin kryetarin e bashkisë, ministrin…Ishte dëshira e tyre për të xhiruar. Ata e kishin te ajo që përjetonin në sheshin e xhirmit. Të punosh me ta është përjetim i veçantë dhe një lloj motivi".

"Unë e kam kollaj me këta (aktorët), sepse i takoj asaj rrace vet, kam qenë aktor vet. Në zanatin tone ka një ligj të hekurt, spektatorit i japim dhomën e pritjes, kuzhinën jemi të detyruar ta mbajmë për vete. E kemi të mire klimën, s’e kemi të mire, spektatori gjykon produktin tone", tregoi Topi. 

Regjisori theksoi se bashkëpunimi me aktorët ishte një përvojë e veçantë dhe një motiv shtesë për realizimin e projektit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos