Mbrojtja nga zjarret, bashkitë riparojnë automjetet dhe kërkojnë të blejnë pajisje për personelin

Nga A2 CNN
8 Korrik 2024, 10:14 | Aktualitet

Nga Dibra në Shkodër, bashkë me Vlorën e Cërrikun... bashkitë në vend po shtojnë masat mbrojtëse dhe parandaluese ndaj zjarreve.

Bashkia Vlorë ka depozituar në Agjencinë e Prokurimit publik tenderin për të riparuar një mjet zjarrfikëse, ndërsa Dibra, Shkodra e Cërriku kërkojnë të blejnë fikse zjarri dhe mjete të tjera të nevojshme.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Mirdita, Puka, Shkodra, Vlora, Erseka dhe Korça janë zonat me nivelin më të lartë të zjarreve në pyje (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos