Medalje ndërkombëtare, Loris Qose premton: Flamuri shqiptar do të valvitet sërish

Nga Armend Pire
12 Mars 2026, 19:21 | Aktualitet

Loris Qose, nxënës i shkollës “7 Marsi” në Cërrik, i cili ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, me medalje të artë në matematikë dhe medalje bronzi në kimi, është vlerësuar me çmimin “Gafur Dudaj” nga një universitet privat.

I riu që bëri krenar gjithë Shqipërinë me medaljet e tij do të ketë një bursë studimi 3-vjeçare dhe një mbështetje financiare të përmuajshme, për t’i ofruar mbështetje në rrugëtimin tij arsimor.

Një nga mbështetëset e tij më të mëdha, mësuesja e matematikës Flutura Hoxholli, tha se Lorisi është një djalë me ambicie dhe dijes.

Pjesëmarrja në olimpiada shoqërohet me kosto dhe shpenzime për pjesëmarrësit, ndaj çdo mbështetje për Lorisn ka një vlerë të madhe për të dhe familjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos