Merret vendimi, Shqipëria me ambasadë në Bosnjë-Hercegovinë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2023, 11:59 | Aktualitet

Merret vendimi, Shqipëria me ambasadë në

Në mbledhjen e fundit të vitit, Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e misionit diplomatik të Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohet Ministria e Jashtme, ndërsa shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Jashtme.

“V E N D I M PËR HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS  SË SHQIPËRISË NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.

2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.

3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos