Si po shkojnë hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe kallëzimin kundër Monika Kryemadhit? Flet kreu i SPAK

Nga Armand Bajrami
28 Dhjetor 2023, 14:19 | Aktualitet

Si po shkojnë hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe

Në takimin informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani, foli edhe për hetimin e koncesionit të inceneratorit të Tiranës, Dumani tha se nuk ka fraksion të ndarë.

“Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori  që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë patur në duar vendimmarrje. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion.”, u shpreh Dumani.

I pyetur nëse po verifikohen dokumentet e bëra publike të firmosura nga Veliaj, Dumani tha se, do sqarohet pozita e secilit dhe se çdo veprim po verifikohet.

Ndërkohë, ai është pyetur edhe në lidhje me sekuestrimin e dy telefonave për llogari të hetimit të SPAK mbi kallëzimet kundër Monika Kryemadhit.

“Kontrollet tona janë instrument  apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”, u shpreh kreu i SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos