"Mirë se erdhët Ares dhe Rajd!", fëmijët e parë të Vitit të Ri 2025 janë binjakë

Nga A2 CNN
1 Janar 2025, 00:53 | Aktualitet

Viti 2025 nisi me një gëzim të veçantë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Me të trokitur ora 12:00, më 1 janar, erdhën në jetë binjakët Ares dhe Rajd, duke sjellë gëzim dhe emocion për familjen e tyre dhe stafin mjekësor që kujdeset për ta.

Të dy foshnjat gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa prindërit e tyre janë të mbushur me falënderim dhe dashuri për këtë dhuratë të paçmuar. 

"Mirë se erdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë❤️Këto janë binjakët e vitit 2025, që lindën shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00????GËZUAR❤️", shkroi ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos