Shpërblimi për festat, punonjësit e Policisë së Shtetit marrin 10 mijë lekë të rinj

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2024, 10:38 | Aktualitet

Në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2024, u miratua shpërblimi financiar 10 mijë lekë të rinj për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, për të gjithë “punonjësit e rolit zbatues të Policisë së Shtetit akordohet një ndihmë e menjëhershme në masën 10 mijë lekë”.

Pas vendimit ka reaguar dhe ministri Ervin Hoxha, i cili në një postim në mediat sociale “ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.”

Policia e Shtetit do të vijojë të jetë një shembull i suksesshëm i forcës dhe besueshmërisë në shërbim të qytetarëve, sepse viti që vjen do të na përballë me sfida të tjera, shkruan Hoxha.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos