Mrekullia e festave, qytetarit i humbin 27 mijë euro, ia kthen policia

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2024, 11:48 | Aktualitet

Mrekullia e festave, qytetarit i humbin 27 mijë euro, ia kthen policia

Një mrekulli festash mund të quhet ajo që i ka ndodhur një qytetari në Tiranë, i cili aksidentalisht kishte humbur një sasi të madhe parash në ambientet e jashtme të një qendre tregtare.

Çanta me 27 mijë euro brenda u gjet nga punonjësit e sigurisë së qendrës të cilët më pas e dorëzuan atë në policinë e shtetit.

Autoritetet më pas identifikuan dhe njoftuan pronarin e çantës, të cilit nuk i munguan falënderimet për korrektësinë e treguar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos