“Mos i besoni Trump”, teologu komenton deklaratën e Presidentit për ilaçin kundër vdekjes

Nga A2 CNN
15 Maj 2026, 08:37 | Aktualitet

Teologu Miron Çako deklaroi në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN se vdekja nuk mund të mundet me asnjë progres shkencor apo teknologjik, duke e konsideruar si "lajm të rremë që nuk duhet besuar" deklaratën që pretendohet të jetë bërë nga Presidenti Trump.

Teologu thekson se vetëm Jezu Krishti e ka mposhtur vdekjen, dhe besimtarët besojnë se vdekja do asgjësohet nga Zoti dhe jo nga njerëzit.

Vdekja nuk është një sëmundje, nuk është një virus. Është fuqi mistike që ka ardhur për shkak të mëkatit. Vdekjen e menaxhon djalli dhe demonët, që janë fuqira të padukshme. Trump jep opinionin e shkencëtarëve, mjekëve, të cilët po abuzojnë me çështjen e vdekjes. Vdekja është një aksident që erdhi për shkak të mëkatëve, por vdekja s’do mundet me asnjë zhvillim shkencor, teknologjik, ilaç. Vdekjen e mundi vetëm një person që për ne është Jezu Krishti, dhe ai premton se vdekja do të mundet me ardhjen e tij të dytë. Ne si besimtarë besojmë që vdekja do asgjësohet, por jo nga njerëzit, nga Zoti. Çdo tentativë njerëzore, me çfarë do statusi dhe zëri të flasë, është një fake news, lajm i rremë, mos i besoni”, tha teologu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos