Mot i paqëndrueshëm me rrebeshe, dëborë në lartësitë mbi 900 metër, si do të jetë fundjava?

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2025, 07:30 | Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm me rrebeshe, dëborë në

Moti i paqëndrueshëm me rrebeshe afatshkurtra do të karakterizojnë këtë 14 shkurt vendin tonë. Meterologia e A2 CNN Tanja Porja tha në Dita jonë se reshjet më të mëdha do të jenë në jug të vendit, por edhe në zonat kufitare me Malin e zi. Sipas saj priten edhe reshje bore në lartësitë mbi 900 metra nga niveli i detit.

“Dita e sotme do të sjellë reshje në pjesën e dytë të ditës në skajin jugor janë prezentë. Vranësira në zonat veriore, në pjesën e dytë të ditës në të gjithë territorin. Reshjet janë kryesisht në zonat jugore dhe reshje dëbore në lartësitë 900 metra nga niveli i detit. Fuqizim i vranësirave në mesditë. Rrebeshe afatshkurta në zonat jugore dhe skajin verior si edhe në zonat kufitare me Malin e zi”.

Meteorologia e A2 CNN njoftoi gjithashtu se pavarësisht reshjeve, temperaturat janë rritur në të gjithë vendin, ndërsa erë e fortë pritet në hapësirat detare dhe bregdet.

“Një tjetër rritje e vlerave termike pritet në të gjithë territorin. Erë e fortë pritet sot në hapësirat detare kryesisht në detin Jon dhe bregdet. Në mëngjes ka shënuar rritje të vlerave termike, nga minus -1 në 16 gradë në rang territori”.

Fundjava, sipas meteorologes Porja pritet të sjellë reshje të pakta dhe lokale, ndërsa java tjetër do jetë kryesisht me diell.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos