Mot i qëndrueshëm, por termometri vijon të ulet. Në rajon zero gradë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2024, 07:11 | Aktualitet

Dita e sotme do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, por sipas meteorologes së A2 CNN, Tanja Porja, temperaturat do të vijojnë të ulen. Në Dita Jonë, ajo tha se në mesditë temperaturat do të shkojnë në 27 gradë celsius.

“Mëngjesi është më i freskët se një ditë më parë. Termometri ka shënuar rënie të lehtë. Kemi erë verilindore. Minimuni i sotëm është 7 gradë celsius, ndërsa maksimumi do të jetë 27 gradë celsius. Vranësira të lehta e kalimtare kryesisht në zonat lindore”, tha Porja në A2.

Sa i përket rajonit, ajo tha se temperaturat shkojnë në zero gradë, por mbizotërojnë kthjellimet.

Edhe në 3 ditët në vijim sipas meteorologes mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa në mesditë termometri shkon deri në 26 gradë celsius.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos