Kukësi përfshihet nga mjegulla e dendur, vështirësi në qarkullim

Nga Ervin Mehmeti
22 Tetor 2024, 09:28 | Aktualitet

Kukësi përfshihet nga mjegulla e dendur, vështirësi në

Kukësi është përfshirë nga mjegulla e dendur mëngjesin e kesaj të marte.

Mjegulla ka krijuar vështirësi në lëvizje, në rrugët e qytetit dhe akset nacionale, raporton A2 CNN.

Kryesisht aksi Kukës-Krumë është i kufizuar nga mjegulla e dendur.

Në të tilla raste këshillohet që drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Mjegulla ka mbuluar edhe sipërfaqen ujore të liqenit të Fierzës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos