Bashkia e Vlorës ka dalë me një njoftim në rrjetet sociale ku iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në orët në vijim për shkak të reshjeve të shiut me intensitet të lartë që pritet të godasin zonën bregdetare.
Për këtë arsye Bashkia iu kërkon qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të shmangin parkimet e mjeteve në zonat me risk të lartë si "Albano&Romina", Biblioteka Publike, Pranë Kishës Orthodhokse, Në "Skelë" te dykalimshi.
“Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë e cila fton qytetarët të kontaktojnë me nr.112 në çdo rast emergjence. (A2 Televizion)