Moti i keq ka përfshirë Qarkun e Shkodrës duke sjellë edhe problemet e para në infrastrukturë.
Erërat e forta dhe reshjet e shiut kanë krijuar probleme ne segmentin rrugor Prekal-Kir. Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha, çka ka sjellë bllokimin e saj për automjetet, shkruan A2 CNN.
Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate, ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor. (A2 Televizion)