E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.
Diplomatja amerikane riafirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rolin jetik të ILD-së në mbikëqyrjen e sjelljes dhe profesionalizmit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave.
VanHorn nxiti ILD-në të ruajë ecurinë pozitive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve të larta të vendosura gjatë procesit të rivlerësimit në muajt dhe vitet në vijim. (A2 Televizion)