Ndahet nga jeta Gerti Bogdani, Meta: Model pozitiv për të rinjtë në politik

Nga A2 CNN
18 Shtator 2024, 13:52 | Aktualitet

Ndahet nga jeta Gerti Bogdani, Meta: Model pozitiv për të rinjtë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani”, tha Meta, shkruan A2 CNN. “Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes”.

Ish-presidenti shprehu ngushëllimet për bashkëshorten Edlira dhe të afërmit e Bogdanit, për humbjen e njeriut të tyre të dashur. “I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos