Velira luksoze me 40 amerikanë ndalet në Durrës

Nga Elitjona Doko
18 Shtator 2024, 12:11 | Aktualitet

Velira luksoze me 40 amerikanë ndalet në Durrës

Eksploruesja e ishujve grekë “Panorama” ka zgjedhur bregdetin shqiptar për t’u ndalur këtë mëngjes.

Veliera turistike ka sjellë 40 turistë amerikanë, të cilët janë duke shijuar turin e tyre në Mesdhe, ku pjesë e ndalesave është bërë dhe Durrësi.

“Panorama” ofron pamje mahnitëse, përbërë nga tri direkë, gjatësi prej 54 m dhe renditet ndër më të mëdhenjtë në llojin e vet, lundron nën flamurin grek dhe është një eksploruese e sprovuar, e cila ka përshkuar nga Oqeani Altantik deri në Detin e Zi.

Pas vizitës ditore në vendin tonë, veliera luksoze do vijojë itinerarin drejt ishullit të Korfuzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos