
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi. Lajmi i hidhur bëhet me dije përmes një postimi në rrjetet sociale nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, shkruan A2CNN.
Përveç detyrës si kryeparlamentar, Pëllumbi ka pasur një karrierë të gjatë politike ne Partinë Socialiste.
“Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm. U prehsh në paqe Profesor Serveti! Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh”, shkruan Balla në mesazhin e tij të ngushëllimit. (A2 Televizion)