
Në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe në nderim të të rënëve për lirinë e vendit.

Në ceremonialin shtetëror të organizuar pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”, kryeministri vendosi një kurorë me lule dhe u përkul me respekt të thellë, në emër të ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerësimit të përhershëm të sakrificës sublime të dëshmorëve, si themel i identitetit kombëtar dhe i së ardhmes europiane të vendit.

Sipas kryeministrisë 5 Maji mbetet një ditë reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që, me aktin e tyre më të lartë të sakrificës, bënë të mundur lirinë që gëzon sot Shqipëria. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )