Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, garantoi shërbim shëndetësor përgjatë gjithë ditëve festive të fundvitit.
Në një deklaratë për shtyp, Koçiu prezantoi masat e marra nga Spitali i Traumës.
“Stafet mjekësore do të jenë në gatishmëri në të gjitha spitalet e vendit. Edhe strukturat e sistemit parësor do të jenë në gatishmëri. Janë afro 2 mijë personel që do të jenë në gatishmëri për të shërbyer për çdo nevojë që do të kenë qytetarët.
Kur i referohemi strukturave, Urgjenca është në gatishmëri të shtuar përgjatë fundvitit. Do të doja të bëje edhe një urim për të gjithë stafin shëndetësor që do të jetë gatishmëri. Gëzuar festat!”, tha ministrja. (A2 Televizion)