Ndikon i nxehti, deri në 30 vizita kardiologjike në ditë në Elbasan

Nga A2 CNN
3 Gusht 2024, 11:20 | Aktualitet

Ditët e nxehta të kësaj vere kanë shtuar edhe numrin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore pranë shërbimit të kardiologjisë në qytetin e Elbasanit. Kardiologu tregon rastet që paraqiten mesatarisht çdo ditë dhe grupmoshat apo personat më të rrezikuar.

“Si pasojë e rritje së temperaturave gjatë stinës së verës, vërehet një rritje e fluksit të pacientëve, sidomos moshat e rrezikuara, që janë meshkujt mbi 50 vjeç, femrat mbi 60 vjeç dhe pacientët më sëmundje kardiovaskulare dhe diagnoza të tjera shoqëruese”, thotë Saimir Shehu kardiolog, QSR, Elbasan. “Zakonisht në klinikë vijnë 20-30 pacientë në ditë. Është shifër normale tani”.

Por cilat janë diagnozat më të shpeshta që konstatohen tek këta pacientë, ku nuk mungojnë as moshat më të reja. “Hipertensioni arterial që dihet që është sëmundja më e përhapur, jo vetëm te moshat e mëdha, por edhe te moshat e reja, ka filluar të përhapet në masë si pasojë edhe mënyrës sedentare të jetesës”, thotë Shehu.

Mjeku këshillon shmangien e ekspozimit gjatë pikut të të nxehtit, konsumimin e lëngjeve dhe kujdes të shtuar ndaj përdorimit të ushqimeve pijeve alkoolike dhe cigareve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos