Kërkojnë një ujësjellës, fshati që shfrytëzon natyrën për të siguruar ujin

Nga A2 CNN
2 Gusht 2024, 12:59 | Aktualitet

Banorët e fshatit Gjinoqar pjesë e bashkisë së Patosit, deri më tani kanë shfrytëzuar natyrën për të siguruar elementin kryesor për jetën, ujin.

Me vegla dore ata kanë mundur të hapin puse krahu, siç i quajnë ato, për të përmbushur nevojat e familjeve të tyre.

Por thatësirat e viteve të fundit i kanë vënë në vështirësi këta banorë, të cilat tashmë i kanë kthyer sytë nga shteti që tu mundësojë edhe atyre një ujësjellësi gjithë fshatrat e tjerë.

Aq vështirë e kanë për ujë në këto ditë të nxehta, saqë detyrohen të bëjnë kompromise edhe për t’u larë.

Por mesa duket një dritë shprese po duket për këta banorë. Bashkia e Patosit ka nisur investimin për ndërtimin e ujësjellësit të parë në këtë fshat, që pritet të përfundojë brenda këtij viti, e deri atëherë banorëve do tu dërgohet çdo ditë një autobot që t’i furnizojë falas me ujë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos