Prej 24 orësh, vijon djegia e skrapit dhe ndotja në zonën e ish-metalurgjikut në Elbasan. Zjarri i shfaqur paraditen e se hënës së kaluar nuk është mundur të fiket dhe 24 orë më pas. Mjetet e shumta zjarrfikëse të bashkisë së Elbasanit, të ndihmuara edhe nga repartet e zjarrfikëses të bashkive të tjera të qarkut, kanë mundur vetëm të mbajnë nën kontroll flakët dhe të mos lejojnë përhapjen e tyre.
Drejtori i Sigurisë së jashtme të zonës së ish-metalurgjikut tregon mbi shkaqet e mundshme të këtij zjarri të përmasave të jashtëzakonshme.
Ndërkohë policia e Elbasanit ka ngritur grupin hetimor dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë aksidental.
Gjithsesi, po shikohen edhe kushtet e punës në këtë ambient pasi malet me skrap qëndrojnë në ambiente të hapura pa asnjë lloj sigurie për ngjarje të tilla, të cilat shkaktojnë një ndotje mjaft të rëndë për mjedisin dhe jetën e banorëve të zonës. (A2 Televizion)