Ndryshim në drejtimin e QSUT, Alma Cani jep dorëheqjen, caktohet pasuesja

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 06:59 | Aktualitet

Pas 14 muajsh në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), Prof. Dr. Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së përgjithshme.

Në vend të saj, sipas burimeve, pritet të emërohet Prof. Ass. Donjeta Bali, mjeke pediatre onkohematologe me një përvojë 21-vjeçare në shërbimin e Onko-Hematologjisë Pediatrike të QSUT.

Prezantimi i saj me stafin drejtues të spitalit do të bëhet ditën e sotme.

Alma Cani e mori drejtimin e QSUT më 25 mars 2024, pas largimit të ish-drejtoreshës Albana Fico, teksa tani do të rikthehet në pozicionin e saj të mëparshëm pranë Spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku do të shërbejë si nëndrejtoreshë dhe shefe e reanimacionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos