Ndryshon kahu i lëvizjeve, Greqia “po josh” më shumë gjatë korrikut

Nga Gazment Janku
17 Korrik 2024, 13:19 | Aktualitet

Ndryshon kahu i lëvizjeve, Greqia “po josh” më shumë

Ndryshe nga vitet e tjera kur muaji korrik shënonte më shumë hyrje në vendin tonë nga Greqia se sa dalje, këtë vit ka ndryshuar kahu i lëvizjeve. Në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës, numri i personave që dalin nga Shqipëria drejt Greqisë është më i lartë sa i atyre që vijnë në vendin tonë nëpërmjet të njëjtave pika kufitare.

Fluksi i lëvizjeve nga pikat tokësore kufitare me Greqinë, këtë vit ka ndryshuar kahun sa i takon numrit të personave që dalin nga Shqipëria drejt Greqisë, krahasuar me ato që futen anasjelltas. Shifrat e muajit korrik dhe veçanërisht të ditëve të fundit flasin për një numër më të lartë të personave që dalin nga Shqipëria drejt tokës greke. Dhe ajo që bie në sy është që nuk kemi të bëjmë me punëtorë sezonalë.

E njëjta situatë sa i takon hyrje daljeve me Greqinë, paraqet edhe pika e kalimit kufitar të Kapshticës. Edhe këtu numri i personave që dalin nga Shqipëria drejt Greqisë është më i lartë se i atyre që futen në vendin tonë.

Zakonisht daljet drejt Greqisë kanë qenë të larta në periudhën e kthimit të emigrantëve në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit. Por në këtë periudhë kur emigrantët ende nuk kanë filluar të vijnë në masë, kjo lëvizje I faturohet qëllimeve për turizëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos