Rama batuta me Pjerin Ndreun te takimi me kryebashkiakët: Këtë shaka e bëre si polic

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 12:30 | Aktualitet

Në përfundim të fjalës së tij përpara kryetarëve të bashkive, kryeministri Rama bëri batuta me kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreun. Ndërsa i kërkoi kryebashkiakut të Shijakut Enton Arbana që të jetë shembull për Pjerin Ndreun edhe në procesin e legalizimit, sikurse ishte avangardë për rindërtimin, Rama “thumboi” Ndreun duke i përmendur edhe punën e tij si polic. Kjo solli replikën e Ndreut, i cili tha se ndihet krenar për punën që ka bërë.

Rama: Kam një fjalë për ty Enton, ti ishte kampioni i rindërtimit, e bëre Shijakun avangardën e Rindërtimit. Duhet të bëhesh kampion i legalizimit, sepse kur i thosha Pjerin Ndreut merr shembull nga Shijaku për rindërtimin, thoshte që; rindërtimi për ne është punë e vogël. Tani shembullin tënd t’ia tregoj Pjerin Ndreut e ti them ja si bëhen legalizimet, se nuk do rrimë duke të lavdëruar ty policia.

Rama batuta me Pjerin Ndreun te takimi me kryebashkiakët: Këtë

Ndreu: Meqë kjo njollë nga policia më ka ngel, unë e kam për nder dhe më ka shërbyer edhe aty.

Rama: Nuk është njollë ajo është medalje nderi. Ti mos kishe qenë polic nuk do ishe bërë kryetar bashkie

Ndreu: Meqë po bëj pak policin se po rri në zanatin tim aty ku jam.

Rama: Po ai merak do të dalë me shpirtin ty.

Ndreu: E kam për nder.

Rama: Fitore e madhe për Shëngjinin që është i pastër.

Ndreu: Kur doni me sha njeri i thoni je bërë si polic, kur doni me bë policin nuk na leni radhë ne policëve.

Rama: Pse përhap lajme të rreme, unë kurrë nuk e them këtë. Tani këtë shaka e bëre si polic.

Më herët, duke folur për punën e bashkive, kryeministri Edi Rama vlerësoi Pjerin Ndreun për pastërtinë në Bashkinë e Lezhës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos