Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë rajonin tonë, kanë ndikuar edhe në qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Prej datës 14 korrik qeveria e Kosovës në kuadër të masave për shkak të motit të nxehtë ka vendosur ndalimin e qarkullimit të kamionëve me peshë mbi 7.7 ton nga ora 11 deri në orën17.
Ky vendim ka bërë që në doganën e Morinit, kamionët që vijnë nga Shqipëria drejt Kosovës të bllokohen në doganë duke krijuar radhë kilometrike.
Drejtuesit e kamionëve shprehen se një masë e tillë është e papërshtatshme.
Ndërkohë në Shqipëri kufizime të qarkullimit të kamionëve të tonazhit të rëndë gjatë ditës, janë vetëm në fundjavë, për të lehtësuar fluksin që krijohet për shkak të pushuesve që zgjedhin bregdetin ose juglindjen e vendit. (A2 Televizion)