Në Himarë babagjyshi vjen nga deti për fëmijët

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
25 Dhjetor 2024, 14:00 | Aktualitet

Qindra fëmijë të Himarës kanë pritur dhuratat e Babagjyshit në breg të detit.

Pas shumë vitesh, kjo është hera e parë që Himara organizon një aktivitet të tillë për festat e fundvitit. Për kryetarin e bashkisë së Himarës, këto aktivitete shënojnë fillimin e projektit të turizmit gjithëvjetor në një nga perlat e rivierës shqiptare.

Krahas Babagjyshit dhe dhuratave, një panair i madh artizanësh është duke u realizuar në Himarë, me punime qeramike, artistike, folklorike dhe kulinarie, të cilat përfaqësojnë traditat dhe kulturën e zonave të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos