Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka shfaqur problem shëndetësore gjatë ditës së sotme në seancën plenare në Kuvend.
A2 CNN ka siguruar pamjet teksa ai është duke u ndihmuar nga kolegët e tij dhe efektivët e Gardës.
Deputeti Gështenja është nxjerrë jashtë Kuvendit, është marrë nga ambulance dhe është transportuar në spital.
Mësohet se deputeti i PD vuan nga hernia diskale, por ende nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore. (A2 Televizion)