Ka hyrë sot në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, që lejon qytetarët të kalojnë kufirin pa pasaportë apo letërnjoftim për pjesën më të madhe të vitit.
Sipas kësaj marrëveshjeje, për automjetet kosovare dhe shqiptare nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.
Lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë 9 muajve të vitit dhe më konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.
Lëvizja e lirë synon të nxisë zhvillimin ekonomik, turistik dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy shteteve.
Marrëveshja për lëvizjen e lirë është një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe atë mes Kosovës dhe Shqipërisë. (A2 Televizion)