Kanceri i qafës së mitrës është sëmundja e dytë tumorale më e përhapur tek gratë, pas kancerit të gjirit. Mbi 130 gra në vendin tonë diagnostikohen me këtë kancer, ndërsa 40 humbin jetën për shkak të stadeve të avancuara të sëmundjes.
Por ndryshe nga çdo sëmundje tjetër tumorale, kanceri i qafës së mitrës thonë mjekët është tërësisht i parandalueshëm, përmes depistimeve periodike ndaj Human Papilloma, virusi shkaktar i këtij kanceri.
Por kur duhet të nisin kontrollet e para të vajzave dhe grave për Human Papilloma?
Gjatë një konferencë mjekësore për stilin e jetesës dhe reduktimin e risqeve, mjekë të specialiteteve të ndryshme theksuan rëndësinë e kujdesit shëndetësor në popullatë për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve (A2 Televizion)