Edhe pse njihet prej vitesh për vlerat dhe cilësinë e saj, patatja e Stëblevës këtë sezon nuk po preferohet më nga tregtarët, duke vënë në vështirësi serioze kultivuesit e saj në zonën e Fushë-Studenit, në qarkun e Elbasanit.
Mjafton një verifikim në këtë zonë dhe nuk është e vështirë të gjesh fermerët me tonelata të tëra patate të pashitura. Të pyetur, ata shprehen se tregtarët që vinin rregullisht, tani po refuzojnë ta blejnë me pretendimin se patatja po vjen nga importi.
Një prej fermerëve tregon edhe vendin, sipas tij, nga vjen patatja që po konkurron prodhimin vendas.
Kultivimi i patates është mundësia e vetme e banorëve të zonës për të siguruar të ardhura dhe për të mos braktisur fshatrat. (A2 Televizion)