Nis viti i ri shkollor në Fier, asnjë shkollë e mbyllur për shkak të mungesave të nxënësve në qark

Nga Çaku Tafa
9 Shtator 2024, 08:46 | Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në Fier, asnjë shkollë e mbyllur për

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë fillon viti i ri shkollor, ku një numër i madh nxënësish do të përjetojnë emocionet e ditës së parë të shkollës.

Sipas të dhënave zyrtare, plot 680 nxënës janë regjistruar në klasën e parë në Fier. Gjithsej, në shkollat 9-vjeçare të këtij qarku, do të jenë 9,429 nxënës, ndërsa në arsimin e mesëm numërohen 2,013 nxënës, mëson A2.

Ne Mallakastër, nxënësit e rinj janë 93, në 9-vjeçare 1404, në të mesmen 509. Në Patos numri i nxënësve të rinj është 128, në 9-vjeçare 1397, në të mesmen 333.

Kurse në Roskovec 187 nxënës do të ulen për herë të në bankat e shkollës, 1730 do të jenë në shkollat 9-vjeçare dhe 530 në të mesmen, raporton A2.

Një nga aspektet më pozitive të këtij fillim-viti shkollor është fakti që asnjë shkollë në Qarkun e Fierit nuk është mbyllur për shkak të mungesave në nxënës.

Ndërkohë, tetë shkolla janë aktualisht në proces rikonstruksioni, për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos