Zjarr gjatë natës në një magazinë pranë dy pallateve në Gjirokastër

Nga Rigels Malile
31 Tetor 2026, 09:01 | Aktualitet

Zjarr gjatë natës në një magazinë pranë dy

Një zjarr ka përfshirë një magazinë tek ish-NPA në Gjirokastër. Flakët kanë qenë agresive dhe forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të tyre. Gjatë operacionit për fikjen e zjarrit është stakuar edhe energjia elektrike, duke lënë në terr një pjesë të konsiderueshme të qytetit. Falë ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe, për fat të mirë, nuk raportohen dëme në njerëz.

Zjarr gjatë natës në një magazinë pranë dy

Zjarri ra në magazinën që shërbente për aktivitetin e lyerjes së automjeteve, në rrugën pranë Fushës së Vjetër. Menjëherë shërbimi zjarrfikës ndërhyri për shuarjen e flakëve, që paraqesnin rrezik serioz për përhapjen drejt dy pallateve të banimit që ndodheshin në afërsi të saj.

Zjarr gjatë natës në një magazinë pranë dy

Pas 1 ore e gjysme u bë i mundur izolimi i plotë i vatrës dhe neutralizimi i rrezikut të përhapjes së zjarrit. Pas një pune intensive, zjarri u shua plotësisht. Nga zjarri u dogj vetëm magazina, ndërsa ndërhyrja me kohë  bëri të mundur mbrojtjen e dy pallateve të banimit, duke shmangur dëmtimin e banesave, automjeteve të parkuara në afërsi dhe çdo cenim të jetës apo shëndetit të qytetarëve.

Zjarr gjatë natës në një magazinë pranë dy

Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesat dhe automjetet përreth.

Ndërkohë, organet ligjzbatuese po vijojnë punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Zjarr gjatë natës në një magazinë pranë dy (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos