
Një 38-vjeçar nga Manza është arrestuar pas deportimit nga Greqia, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij në vitin 2022.
Sipas njoftimit të Policisë, ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes më 18 mars të vitit 2022. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ajo ndërroi jetë 10 ditë më vonë.
Ndaj 38-vjeçarit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Durrësit më 31 mars 2022. Pas ndalimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë Durrës
Dhunoi fizikisht me pasojë vdekjen, bashkëshorten e tij, në vitin 2022, vihet në pranga 38-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin F. H., 38 vjeç, banues në Manzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 31.03.2022, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare".
Shtetasi F. H. akuzohet se më datë 18.03.2022, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën pas 10 ditësh.
Veprimet procedurale për ndalimin e këtij shtetasi u kryen pas deportimit të tij nga Greqia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)