Kur na ndajnë pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, tregu ushqimor në Kukës, thuajse nuk ka ndjerë fare atmosferën e festive.
Tregtarët shprehen se, edhe pse çmimet janë pak më të ulëta se e njëjta e periudhë e viti të kaluar, blerjet janë në nivele mjaft të ulëta dhe se e vetmja shpresë mbetet nëse në orët e fundit mund të vijnë emigrantët që të blejnë diçka për festën e vitit të ri.
“S’ka lëvizje. Asnjë rob nuk kalon. Nuk kanë lekë, vetëm kur të vijnë emigrantët, por edhe ata nuk janë kthyer”, thonë tregtarët.
Vetë banorët e Kukësit, të pyetur nëse kanë blerë produkte ushqimore për natën festive, të tregojnë çmimet. “Shihi çmimet sa shtrenjtë që janë”, thonë ata.
Në këtë situatë, shitësit e gjelave të detit, pagëzuar edhe si mbreti i tavolinës në darkën e fundvitit, duken më të pakënaqurit në Kukës.
Kukësi vijon të jetë ndër qytetet me nivelin më të lartë të varfërisë në vend, ndërsa nga viti në vit ky qytet po braktiset, jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga mosha e mesme. (A2 Televizion)