Nuk ka qetësi, riaktivizohen 4 vatra zjarri në Malin e Thatë

Nga A2 CNN
13 Gusht 2024, 21:08 | Aktualitet

Mbrëmjen e sotme vatrat e zjarrit janë riaktivizuar sërish në Malin e Thatë në Pogradec. Zjarri po përparon në ulje të malit duke iu afruar pemëve.

Për momentin janë duke u djegur bimësi e ulët dhe shkurre, por nëse vijon me këto ritme rrezikohen seriozisht pyjet mbi Lubanishtë pranë Shën Naumit bashkë me Parkun e Galiçicës.

Paraditen e sotme forca të shumta zjarrfikëse, punonjës pyjore, shërbimet publike dhe banorë të zonës nga pala shqiptare dislokuan në zonë duke bërë izolimin e vatrave dhe fikjen e tyre, por mbrëmja ka sjellë sërish flakët të favorizuara nga era.

Pritet që një tjetër ndërhyrje të organizohet mëngjesin e të martës për të vijuar punën, në një terren tepër të thyer dhe pa rrugë mjetesh.

Prej 8 ditësh Mali i Thatë, Parku i Prespës dhe Galiçica janë nën flakë në pritje të dëshpëruar për ndërhyrje nga ajri, pasi burimet njerëzore edhe pse çdo ditë në punë nuk po ja dalin dot të fikin vatrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos