Nuk ul kostot, fermerët e Kukësit të pakënaqur me subvencionet

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
16 Tetor 2024, 12:47 | Aktualitet

Skemat kombëtare mbështetëse për bujqësinë, vit pas viti, reklamojnë ndihmë për fermerët, me qëllim rritjen e prodhimit të tyre dhe uljen e kostove.

Në parashtrimin e skemës së vitit 2024, në Kukës, zv/ministri i Bujqësisë është ndalur te mbështetja e fermerëve në ndërtimin e stabilimenteve dhe mekanizimin e punës, duke vendosur edhe kriteret.

Por nga ana tjetër, fermerët e Kukësit shprehen se duan më shumë mbështetje në mekanizimin e procesit të tyre të punës, shkruan A2.

Fermerët gjithashtu shprehen se subvencionet e dhëna deri më tani janë thuajse të papërfillshme krahasuar me kostot reale që u duhet të përballojnë për prodhimet bujqësore dhe blegtorale.

Në qarkun e Kukësit janë të regjistruar mbi 700 fermerë, të cilët kanë kohë deri më datën 8 nëntor për të aplikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos