Në një shoqëri të trazuar, ku krimet po tejkalojnë normat e sjelljes dhe bashkëjetesës, sidomos nga të rinjtë, këta të fundit, përveç arsimit, kanë edhe një tjetër ofertë: besimin në Zot.
Tre besimet kryesore në vend janë gjithashtu pjesë e shoqërisë sonë dhe, si të tillë, përballë ngjarjeve mjaft të rënda, deri në marrjen e jetës së të rinjve, po përpiqen të ofrojnë një drejtim për të rinjtë, shkruan A2.
Qëllimi i tyre është që, nëpërmjet besimit, të përgatisin njerëz më të mirë, në radhë të parë për veten dhe familjet e tyre, dhe më pas për shoqërinë.
Për Kishën Katolike, edukimi i të rinjve, i ndërthurur me urtësinë, garanton një shoqëri më të mirë. Ndërsa për Mitropolitin e Korçës, besimi, përveç predikimit, duhet jetuar dhe shijuar, veçanërisht nga të rinjtë.
E ndërsa shembujt e mirë ekzistojnë dhe ofrohen, sfida e shoqërisë shqiptare është si të arrijë t’i afrojë veçanërisht të rinjtë tek këta shembuj të mirë. (A2 Televizion)