Opozita ka protestuar sërish përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Protesta nuk ka qenë shumë paqësore, për shkak se nuk kanë munguar përplasjet me policisë, teksa ka kulmuar me hedhjen e molotovëve në derën kryesore të Bashkisë, duke shkaktuar një zjarr të madh.
Në fjalën e tij, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë ka derdhur një lumë akuzash në drejtim të SPAK, duke e akuzuar se po mbrojnë kryebashkiakun.
"Nga ky shesh po të paralajmërojmë se nëse vijon të mbrohesh me SPAK-un e kapur me policë, që e ke shndërruar në badigardë personalë, ta dish mirë do të hyjmë në zyrë e do të të arrestojmë ty dhe më pas Edi Ramën”, tha Blushi.
Kjo nuk është hera e parë që opozita, pjesa e Rithemelimit ka protestuar në derën e Bashkisë. Ky aksion i tyre ka nisur pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen "5D". (A2 Televizion)