"Autizmi" në parlament, PD nismë ligjore: Deri 6 orë punë për prindërit e fëmijëve me spektër

Nga Ornela Joti
17 Prill 2024, 17:09 | Aktualitet

Prindërve të fëmijëve me autizëm duhet t’u ligjërohet puna e reduktuar deri në 6 orë. Dhe nëse nuk janë në marrëdhënie pune, t’u njihen sigurimet shoqërore për vitet që i shërbejnë fëmijës së mitur me autizëm.

Kjo është nisma ligjore që kryetarja e komisionit të shëndetësisë Zheni Gjergji dhe deputetja Albana Vokshi pritet t’i propozojnë parlamentit pas kërkesave të vazhdueshme nga prindërit e fëmijëve me spektër autik.

Por a do të njohë ngjyrime politike nisma për autizmin në parlament? Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta për numrin e fëmijëve të diagnostikuar me autizëm, por referuar klubit të prindërve rezultojnë mbi 12 mijë persona më këtë çrregullim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos