Gjykata Kushtetuese sërish pa vendim. Përfundon mbledhja e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e tre padive për shfuqizimin e pjesshëm të disa neneve në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Në seancën e sotme u parashtruan provat shtesë të kërkuara nga “Kushtetuesja”.
Mbledhja u mbyll pa vendim. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj njoftoi se data dhe ora kur do të merret vendimi do të komunikohen në vijim. (A2 Televizion)