A2 CNN ka zbardhur emrat e mjekëve që punonin në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, të cilët akuzohen se janë përfshirë në një skemë mashtrimi, që dëmtonte rëndë pacientët.
Referuar njoftimit të Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ato nuk u jepnin shërbim pacientëve në spitalin shtetëror, por i dërgonin në spitalet private ku ato punonin, përkundrejt pagesave të majme.
"Veprimet hetimore të mëtejshme në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, si dhe veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.
Po kështu, nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilacceve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave", thuhet në njoftim.
Pjesë e kësaj skemë është e përfshirë edhe Zv/Drejtoresha në QSUNT, e ngarkuar me detyra për shërbimin Onkologjik, Brikena Qirjazi.
Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin Onkologjik
Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT)
Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT
Halil Gashi
Florian Marku
Drilona Kishta
Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore. (A2 Televizion)