Stuhi breshëri në disa fshatra të Korçës, dëmtohen të gjitha kulturat bujqësore

Nga Artin Halili
24 Qershor 2024, 17:39 | Aktualitet

Stuhi breshëri në disa fshatra të Korçës,

Stuhi breshëri ka patur edhe në disa fshatra të njësisë administrative Voskop të bashkisë së Korçës. Intensiteti më i madh i reshjeve ka qenë në fshatin Voskop, aty ku sipas banorëve dëmet kanë qenë më të mëdha pothuajse në të gjitha kulturat bujqësore.

Sipas tyre dëme të mëdha ka në mollë, kumbulla, domate, speca, patate dhe fasule.

Mësohet se dëme ka patur edhe në fshatra të Gjonomadhit, Lavdarit e Goskovës.

Një ditë më parë për shkak të reshjeve të shiut dhe breshërit dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe vreshtari ka patur në disa fshatra të bashkisë së Kolonjës.

Burime pranë institucionit të pushtetit lokal bëjnë me dije se një grup pune do të ngrihet për të verifikuar dëmet e shkaktuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos