Pas anëtarësimit, diplomat shqiptare drejt njohjes në Bashkimin Europian

Nga Marjo Brakaj
26 Gusht 2026, 18:43 | Aktualitet

Nga mjekët e infermierët te veterinerët apo arkitektët, bashkë me punonjësit në ndërtim apo turizëm... Diplomat e të kualifikuarve në këto profesione do të njihen njësoj si në Shqipëri, ashtu edhe në vendet e Bashkimit Evropian, por pasi të jemi pjesë e “Unionit”.

 “Aktualisht, legjislacioni shqiptar nuk siguron një regjim të përafruar me atë të BE-së dhe të plotë për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe vlerësimin e proporcionalitetit të rregullave të reja mbi profesionet e rregulluara. Kjo krijon pengesë për mobilitetin e profesionistëve, burokraci për njohjen e diplomave dhe certifikatave, si dhe mungesë sigurie juridike për bizneset dhe institucionet arsimore.”

Përpara ofrimit të shërbimit për herë të parë, profesionisti duhet të paraqesë një deklaratë pranë autoritetit kompetent. Në profesionet ku ekziston rrezik serioz për shëndetin ose sigurinë e përfituesit, autoriteti mund të kryejë kontroll paraprak të kualifikimeve.

 “Profesionistët do të përfitojnë nga një sistem i qartë dhe i standardizuar, i cili do t’u japë akses më të lehtë në tregun evropian të punës. Njohja e ndërsjellë e kualifikimeve profesionale do të lehtësojë mobilitetin e tyre, duke krijuar më shumë mundësi punësimi dhe zhvillimi profesional si brenda Shqipërisë, ashtu edhe jashtë saj.”

Ligji kërkon që profesionistët të kenë njohuritë e domosdoshme të gjuhës shqipe.

 “Megjithatë, autoritetet kompetente mund ta kontrollojnë këtë njohuri vetëm në dy raste: kur profesioni ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë publike, ose kur ka dyshime serioze për aftësitë gjuhësore të profesionistit. Ky kontroll mund të kryhet vetëm pasi të jetë përfunduar procedura e njohjes së kualifikimit ose pasi të jetë lëshuar Karta Profesionale Evropiane.”

Pjesa tjetër e reformës prek mënyrën se si Shqipëria mund të vendosë rregulla të reja për profesionet e rregulluara. Përpara çdo kufizimi të ri mbi hyrjen ose ushtrimin e një profesioni, autoritetet do të duhet të kryejnë një vlerësim paraprak të proporcionalitetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos