Një dramë që mund t'i japë fund karrierës së një portieri vetëm 25-vjeçar. Jesus Owono po kalon ditët më të vështira të jetës së tij pas tragjedisë në fushën e lojës, ku përplasja me sulmuesin e Tenerife-s, Jesus de Miguel, përfundoi me vdekjen e futbollistit 30-vjeçar.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, portieri i Andorrës po mendon të largohet përfundimisht nga futbolli, pasi është thellësisht i tronditur psikologjikisht nga ajo që ndodhi.
Ai ka marrë edhe mbështetje psikologjike, ndërsa ka çaktivizuar llogaritë e tij në rrjetet sociale pas një vale të madhe ofendimesh dhe kërcënimesh.
Në reagimin e tij të parë publik, Owono e cilësoi këtë periudhë si ditët më të vështira të jetës së tij, duke shprehur dhimbjen për humbjen e De Miguel dhe solidaritetin me familjen e tij.
Portieri nuk është grumbulluar as me përfaqësuesen e Guinesë Ekuatoriale për ndeshjet e nëntorit, ndërsa autoritetet spanjolle po hetojnë rrethanat e ngjarjes.Një karrierë që mund të marrë një kthesë dramatike, pas një episodi që askush nuk do të donte ta përjetonte. (A2 Televizion)