
Demokratët kanë nisur marshimin nga selia e Partisë Demokratike në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër qeverisë.
Ajo që bie në sy është mungesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili nuk është shfaqur në marshimin e nisur nga selia blu.
Më herët, Berisha u kishte bërë thirrje qytetarëve, pavarësisht moshës dhe bindjeve politike, që t'i bashkoheshin protestës në mbështetje të studentëve.
Ndërkohë, në orën 14:00, studentët do të zhvillojnë protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Pas më shumë se 160 ditësh protestë dhe qëndrese, studentët kanë paralajmëruar vijimin e mobilizimit, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kështu, kryeqyteti po përballet me një tjetër ditë protestash, ku opozita dhe studentët kanë paralajmëruar tubime kundër qeverisë. (A2 Televizion)